Turqia përkrah Kosovën në fushën e mjedisit

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 15:26 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Ferat Shala është takuar sot me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Përmes një komunikate thuhet se në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha të mjedisit ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Shala njoftoi ambasadoren me mundësitë e bashkëpunimit dhe fushat me prioritet të Ministrisë që drejton të tilla si, mbrojtja e ajrit nga ndotja, mbrojtja e lumenjve, trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza, si dhe planifikimin hapësinor.

Nga ana e saj Kiliç shprehu përkrahjen e plotë për projektet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe garantoj përkrahje konkrete në forma të ndryshme për të përmirësuar shumë fusha të mjedisit në Kosovë, thuhet më tutje në komunikatë.

Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet në nivele të ndryshme për të intensifikuar dhe konkretizuar bashkëpunimin e ndërsjellë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme