Turqia regjistron 119 viktima e mbi 4 600 raste të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, 119 persona kanë vdekur nga Coronavirusi në Turqi. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet shkoi në 2,259 njerëz.

Numri i personave të infektuar u rrit në 95,591 pasi 4,611 raste të reja të infektimeve u shënuan gjatë 24 orëve të kaluara. Këto shifra i publikoi Ministria e Shëndetësisë, shkruan “Anadolu”.

Deri më tani, gati 15 mijë të prekur janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. Vetëm të martën u regjistruan 1,488 të shëruar. Ndërkohë mbi 39 mijë persona janë testuar për koronavirus për një ditë dhe numri i përgjithshëm i të testuarve shkoi në 713 mijë.

Ndonëse në fazat e hershme të përhapjes së virusit Turqia kishte fare pak raste, tash ajo është në mesin e vendeve me më së shumti të infektuar në rajon dhe në botë.

Coronavirusi fillimishti ishte paraqitur në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, kurse tash i ka prekur mbi 2 milionë e 565 mijë njerëz në mbarë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme