Turqia regjistron mbi 13.000 raste të reja me Covid-19, numri më i lartë që nga 6 janari

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka raportuar 13,215 raste të reja me coronavirus të hënën, numër ky më i larti që nga 6 janari – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,793,632.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dhënat të hënën treguan gjithashtu se 64 njerëz vdiqën për shkak të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 29,094.

Ndryshe, javën e kaluar, presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur heqjen e masave gjatë fundjavës në qytete me rrezik të ulët dhe të mesëm.

Ai gjithashtu kufizoi bllokimet për të dielën në ato zona që konsideronin rrezik më të lartë nën atë që ai e quajti një “normalizim të kontrolluar”.

Javën e kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hoqi bllokimet e fundjavës në qytete me rrezik të ulët dhe të mesëm.

Ai gjithashtu kufizoi bllokimet në të Dielën në ato zona që konsideronin rrezik më të lartë nën atë që ai e quajti një “normalizim të kontrolluar”.

Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë vaksinimi kundër COVID-19 me vaksinat e Sinovac të prodhuara nga Kina, duke filluar me punonjës të kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi ka administruar më shumë se 10 milionë vaksina të coronavirusit në të gjithë vendin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme