Turqisë nuk i duhet më anëtarësimi në BE

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 08:32 | Nga

Turqia nuk ka më nevojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nuk do t’i braktisë në mënyrë të njëanshme bisedimet e ndërprera për anëtarësim, i ka thënë të dielën Parlamentit presidenti Tayip Erdogan.

“Ne nuk do të jemi pala që dorëzohet. Për ta thënë të vërtetën, neve nuk na duhet më anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Erdogani.

Bisedimet 12-vjeçare turke për anëtarësim janë ndalur, derisa Bashkimi Evropian ka kritikuar zëshëm fushatën e Ankarasë, pas puçit të dështuar të vitit të kaluar. Dhjetëra mijëra veta, përfshirë mësimdhënës dhe gazetarë, janë arrestuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme