Policia e stacionit policor të Graçanicës, mbrëmë arrestoi një të dyshuar për dhunë në familje në fshatin Dobratin. Ai u dërgua në ndalim 48 orësh. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit u sekuestruan një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm, një pushkë gjuetie e kalibrit 30-06 mm, një pajisje optike të pushkës së gjuetisë, […]
U arrestua për dhunë në familje në Dobratin, iu gjetën armë dhe municion

Policia e stacionit policor të Graçanicës, mbrëmë arrestoi një të dyshuar për dhunë në familje në fshatin Dobratin.
Ai u dërgua në ndalim 48 orësh.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit u sekuestruan një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm,
një pushkë gjuetie e kalibrit 30-06 mm, një pajisje optike të pushkës së gjuetisë, pesëdhjetë copë fishekë të kalibrit 16 mm si dhe tri radiolidhje”, njoftoi Policia e Kosovës.

















