U dëmtua gjatë një sulmi ajror rus, rihapet tubacioni “Druzhba”. Zelensky: Gati rifillimi i furnizimit me naftë drejt Europës

Ukraine's President Volodymyr Zelensky gives a press conference in Kyiv on February 19, 2025, amid the Russian invasion of Ukraine. Ukrainian President Volodymyr Zelensky said on February 19, 2025 that Russia's leadership are "liars" after a Russian drone attack overnight that followed talks in Saudi Arabia between Russian and US officials. (Photo by Tetiana DZHAFAROVA / POOL / AFP) (Photo by TETIANA DZHAFAROVA/POOL/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 21 Pri 2026 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se tubacioni i naftës “Druzhba”, i cili furnizon me naftë disa vende të Europës, është gati të rikthehet në funksion.

Në një deklaratë të bërë publike, Zelensky theksoi se autoritetet ukrainase kanë përfunduar punimet për riparimin e segmentit të dëmtuar të tubacionit, i cili ishte goditur nga një sulm ajror rus në muajin janar.

“Ukraina përfundoi punimet e restaurimit në segmentin e tubacionit Druzhba, që u dëmtua nga një sulm ajror rus. Tubacioni mund të rifillojë funksionimin”, u shpreh ai përmes një postimi në aplikacionin Telegram.

Kreu i shtetit ukrainas shtoi gjithashtu se pret një reagim nga Budapesti, duke shpresuar që Hungaria të zhbllokojë 90 miliardë euro ndihma europiane për Kievin.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka reaguar përmes një postimi, ku falënderoi Zelenskyn për përmbushjen e angazhimit të marrë.

“Siç kishte premtuar, ai e riparoi tubacionin”, u shpreh Costa. /Panorama

Të ngjashme