U godit nga rrufeja, vdes një person nga komuna e Kamenicës

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Një banor i Komunës së Kamenincës ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Rasti ka ndodhur në fshatin Desivojcë dhe është konfirmuar nga policia.

“Është raportuar se nga rrufeja është goditur viktima mashkull kosovar. Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit”, thuhet në raportoin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme