U raportua e vdekur pas goditjes nga vetura, 5-vjeçarja jep shenja jete në spital

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 14:03 | Nga

Mund të konsiderohet pa frikë një mrekulli, ajo që ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Fierit.

Një vajzë e vogël, e cila u deklarua e vdekur ka shfaqur shenja jete pas mbërritjes në spital. 5-vjeçarja u përplas nga një makinë paraditen e sotme, në fshatin Kurjan të Fierit.

Fillimisht, në njoftimin e saj paraprak policia tha se e mitura kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.

Por pak kohë më vonë, në një reagim të dytë, policia e Fierit thotë se pasi mbërriti në spital, e mitura ka pësuar vdekje klinike dhe falë ndërhyrjes së mjekëve ka shfaqur shenja jete.

”Fillimisht vajza është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete. Aktualisht është duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikëqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore.”

Më herët, në raportimin paraprak për ngjarjen policia njoftonte: “Rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”  ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme