U rrahën mes vete e sulmuan edhe policët, arrestohen dy vëllezërit në Prishtinë

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se në Prishtinë janë arrestuar dy persona, vëllezër mes vete, pasi që të njëjtit fillimisht kanë sulmuar njëri tjetrin, e më pas edhe zyrtarët policorë.

Në raport shtohet edhe se, edhe policët edhe të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe se këta të fundit, janë dërguar në mbajtje.

‘‘SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë 07.07.2026-00:08. Janë arrestuar  dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti duke u hetuar’’, thuhet në raport.

Të ngjashme