UBT bashkëpunon me universitete italiane për zhvillimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 12:48 | Nga

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore me D’aleo Pieto Ivanoch – përfaqësues i shoqatës për Trashëgimi “Kosova Heritage”.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në kuadër të punëtorisë “Trashëgimia kulturore dhe mjedisore: nevojat e Republikës së Kosovës dhe eksperienca e fqinjëve të saj”, organizuar nga “Italian Trade Agency“ – Zyra e Prishtinës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë. Punëtoria kishte për qëllim evidentimin dhe njohjen e nevojave të konservimit dhe të shfrytëzimit të Sektorit të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës, nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Marrëveshja e bashkëpunimit midis UBT dhe “Kosova Heritage”, si shoqatë e trashëgimisë kulturore, ka për qëllim nxitjen e partneritetit në platformat evropiane të bursave, bashkëpunimit me universitete në aspektin e shkëmbimeve të stafit dhe studentëve për qëllime të trajnimeve dhe avancimeve në lëmin e konservimit, survejimeve dhe teknikave më të reja inovative në trashëgimi kulturore etj.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin: nga UBT dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikim Hapësinor – Lulzim Beqiri; ligjëruesja e lëndës Mirëmbajtje dhe Restaurim Arkitekturor – Arnisa Kryeziu; përfaqësues të universiteteve: prof. Gabriele Fangi – Universiteti Politeknik i Marches; prof. Laura Baratin – Universiteti Politeknik i Urbinos; Roberto Pierdicca – PhD Cand në Universiteti Politeknik i Marche; Pasquale Piscitelli – arkitekt i Urdhrit të arkitektëve të rajonit të Urbinos; Neritan Ceka – arkeolog i njohur; Luan Përzhita – drejtor i Institutit Arkeologjik të Shqipërisë; Enver Rexha – drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës; Vjollca Aliu – MKRS – Departamenti i Trashëgimisë Kulturore; Skënder Boshtrakaj – drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës; Paulin Zefi, Merjal Hodo, përfaqësues të ambasadës së Italisë, si dhe përfaqësues të mediave vendore.
Të gjithë së bashku kanë vizituar Kampusin Inovativ të UBT në Lipjan: hapësirat dhe laboratorët punues, ku edhe prezantuan punimet e tyre akademike dhe universitare.

“Kosova Heritage” përmbledh të gjitha pasuritë që lidhen me trashëgiminë kulturore: gjuha, tradita, objektet kulturore, muzetë, etnologjinë, ushqimet tradicionale etj.

heritage-0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme