UBT është institucioni i parë nga Kosova që bëhet pjesë e projektit global “GUESSS”

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e 53 vendeve të botës, me më shumë se 1 mijë universitete pjesëmarrëse, Kosova përmes UBT-së është bërë pjesë e projektit më të madh global hulumtues të ndërmarrësisë së studentëve GUESSS (Global University Entrepreneurial Spirit Students‘ Survey).

Ky projekt do të gjejë zbatim në Kosovë si i pari i këtij lloji në vend, ku do të shërbejë për dizajnimin e politikave dhe promovimin e ndërrmarrësisë tek të rinjtë në përgjithësi.

Projekti ndërkombëtar “GUESSS”, veç tjerash, ka për qëllim të identifikojë nivelin ndërrmarrësisë tek studentët, pastaj mënyrat se si mund të rritet një biznes i ri dhe vlerësimin e rolit të bizneseve familjare.

Në kuadër të këtij projekti hulumtohen dhe identifikohen faktorët që influencojnë dhe motivojnë individët për të filluar një biznes të ri, si dhe faktorët makroekonomik, institucionet që promovojnë ndërmarrësinë apo edhe ndikimi i kulturës në ambientin e përgjithshëm të të bërit biznes.

Zbatimi i këtij projekti në Kosovë përmes UBT-së është i një rëndësie të veçantë sepse konsiderohet që do të ndihmojë në zvogëlimin e papunësisë në vend.

Sipas të dhënave Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të vitin 2018, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), del se në vendin tonë shkalla e papunësisë ishte 26.5 për qind, ku papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7 për qind, krahasuar me meshkujt me 25.9 për qind, ku kjo shkallë më e theksuar është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 54 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme