UBT informohet me punën Qendrës së Kompetencës në Skenderaj

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 14:48 | Nga

Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe prodekani i po të njëjtit fakultet, prof. dr Visar Krelani, vizituan Qendrën e Kompetencës profesionale në Skenderaj, me ç’rast vizituan objektin e kësaj shkolle, si dhe zhvilluan një takim me stafin dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Përfaqësuesit e UBT-së patën një takim me maturantët e kësaj shkolle, me ç’rast i njoftuan ata me historikun e themelimit të UBT-së, me programet, si dhe me kushtet e studimeve në UBT, duke i shoqëruar edhe me këshilla se çfarë njohurish i marrin dhe se sa është i rëndësishëm vendimi për vazhdimin e studimeve.

Tutje, ata vizituan edhe laboratorët me të cilët është e pajisur kjo shkollë, si njëri ndër laboratorët më modernë në Kosovë, ku edhe u paraqit nevoja e ndërsjellë për bashkëpunim, në kuadër të eksperimenteve, që mund të realizohen në këta laboratorë, si dhe të arrihet edhe një marrëveshje bashkëpunimi në lëmin e ndërtimtarisë, arkitekturës dhe dizajnit.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoorImage may contain: 12 people, people standing, shoes and indoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme