Stafi i UBT-së do të ndjekë studimet e doktoraturës në Budapest

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 17:08 | Nga

Falë raporteve të ngushta profesionale me universitete të rajonit, Evropës e më gjerë, një pjesë e stafit të UBT-së ka arritur të regjistrohet për t’i ndjekur studimet e doktoratës, në Doctoral School of Information and Communication Technologies – Corvinus University, në Budapest.

Studimet e doktoratës në universitetin në fjalë, do t’i ndjekin Albnora Hoti, Blerton Abazi, Muhamet Gërvalla dhe Besnik Qehaja. Albnora, Muhameti dhe Besniku i kanë përfunduar studimet e dy niveleve në UBT, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, ndërsa aktualisht kryejnë detyrat e koordinatorëve dhe të asistentëve në fakultete të ndryshme.

Blertoni, ndërkaq, është drejtues i ICT- Akademisë në UBT.

“UBT na ka përkrahur dhe motivuar vazhdimisht, rreth procedurave të aplikimit dhe mënjanimin e sfidave të tjera që na janë paraqitur”, ka thënë Phd – kandiditatja, Albnora Hoti, teksa ka shtuar se e tëra kjo është arritur falë marrëdhënieve të mira që rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, i ka krijuar me dhjetëra universitete të njohura ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen që ka me “Corvinus University” në Budapest.

Do theksuar se ky është grupi i parë i kosovar që i ndjek studimet e doktoratës në këtë universitet të Hungarisë, në Budapest.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme