UBT-ja gati për organizimin e Akademisë Ndërkombëtare Verore

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 16:45 | Nga

UBT edhe sivjet do të vazhdojë me traditën e organizimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore, e cila këtë vit do të mbahet për herë të gjashtë me radhë, më 5-19 korrik 2017.

Hapja zyrtare e Akademisë do të bëhet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, teksa ligjëratat, punëtoritë dhe debatet tematike do të mbahen në kampusin e UBT-së, në Prishtinë.

Duke e parë interesimin e madh të studentëve në organizimet paraprake, sivjet ANV ka zgjeruar aktivitetin e vet edhe në shumë disiplina të reja shkencore, ku përfshihet fusha e Shkencave kompjuterike, pastaj Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Juridik, Media dhe Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Financa, Banka e Sigurime, Shkenca të Ushqimit, Dizajni i Integruat, Infermieri, Siguri kibernetike, si dhe Turizëm i qëndrueshëm.

Aplikimi për studentët vendorë të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve vendore, si dhe për studentët ndërkombëtarë, është hapur nga data 19 maj 2017, e deri më 29 qershor 2017.

Për ta pasuruar dhe për ta bërë edhe më madhështore këtë akademi, të ftuar do të jenë profesorë, ekspertë dhe ndërmarrës të njohur vendorë e ndërkombëtarë, ku përveç ligjëratave tematike, ANV-ja do të jetë e pasur edhe me diskutime, forume, punëtori të ndryshme, vizita studimore, gara sportive dhe aktivitete të tjera.

Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme