UBT, në bashkëpunim me Këshillin Studentor, kanë nisur aksion për grumbullimin e të gjitha mjeteve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
“Të gjithë jemi shokuar nga pamjet që i kemi parë që nga mëngjesi i hershëm i ditës së sotme, e që po vazhdojnë akoma”, thuhet në njoftimin e UBT-së.
“Përderisa tërmetet e njëpasnjëshme lanë të vdekur e qindra të plagosur, janë edhe qindra familje të tjera që ju duhen para, veshmbathje, ushqim e batanije, pasi momentalisht kanë mbetur pa kulm mbi kokë, madje kanë frikë edhe të kthehen në shtëpitë e tyre”.
“Prandaj, duke e dëgjuar edhe thirrjen e shumë studentëve vullnetarë, ne nga nesër fillojmë me grumbullimin e mjeteve nga kushdo dhe sido që ka mundësi të japë kontribut”.