UBT-ja ka nënshkruar një nga marrëveshjet tejet të rëndësishme me qendrën botërore “English Teaching and Training Center”, e cila ka shtrirje në Britani të Madhe, Francë, shtetet e Afrikës, etj.
Marrëveshja në fjalë është lidhur me qëllim që studentët të ngritin shkathtësitë e tyre në gjuhët e huaja, me theks te veçantë në gjuhën angleze, që institucionet të organizojnë trajnime dhe programe të përbashkëta në fushat e arsimit të lartë, të zhvillohen shkëmbime ndërkulturore dhe jo vetëm.
Konkretisht marrëveshja parasheh dhe synon që studentët nga mbarë botë të njihen me vlerat, kulturën dhe traditat e vendeve përkatëse, përfshirë edhe shtetin e Kosovës.
Ky memorandum i bashkëpunimit mes UBT-së dhe English Teaching and Training Center, siguron zhvillim profesional e të vazhdueshëm duke përfshirë metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies, për sa i përket shkëmbimit të të dhënave, shkathtësitë dhe zhvillimeve në fushën e pedagogjisë.