UBT-ja organizon trajnim për SPSS

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) ka hapur thirrjen për aplikim për trajnimin profesional për Hulumtime Shkencore dhe Analiza të të Dhënave me SPSS.

“Zhvillimi i hovshëm teknologjik na vendosë në baza ditore para prognozave dhe informacioneve të shumta, për të cilat gjithsesi se duhet të kryhen hulumtime cilësore dhe të sakta.

Për këtë qëllim, UBT ofron trajnim profesional për Hulumtime Shkencore dhe Analiza të të Dhënave me SPSS (Statistical Package for Social Sciences), përmes të cilit synon të përgatisë individët që janë duke i përfunduar studimet master apo të doktoraturës, si dhe për ata që në natyrën e punës së tyre kanë të bëjnë me hulumtime sasiore, duke i vënë në përdorim pyetësorët.

Ky trajnim është për ata që janë duke përfunduar studimet në nivelin Master, Doktoraturë, si dhe për të gjithë ata që në natyrën e punës së tyre kanë të bëjnë hulumtime sasiore, duke përdorur pyetësorët.

Si pasojë e zhvillimeve teknologjike në fushën e komunikimeve, ju jeni të ekspozuar ndaj lajmeve, reklamave dhe promocioneve të ndryshme.

Gjatë tërë kohës ju dëgjoni dhe lexoni parashikime apo prognoza të ndryshme, që janë të bazuara në hulumtime të ndryshme për ambient, ekonomi, politikë, mjekësi, etj. Por, a jeni të sigurt se çfarë është një hulumtim dhe se a jeni të sigurt se të dhënat janë përpunuar si duhet?

Çdo hulumtim që bëhet duhet ta ketë edhe një veprim i cili do të ndërmerret pas atij hulumtimi.
Në ambientin e biznesit ku menaxherët dhe drejtorët janë personat që kanë më së paku kohë të lirë, andaj ata si persona vendimmarrës nuk do t’i angazhojnë resurset e tyre apo nuk do të përfshihen personalisht në ndonjë hulumtim, nëse nuk kanë ndonjë përfitim material apo personal.

Për këtë arsye ju duhet që paraprakisht të përgatitni propozimin për hulumtim, në mënyrë që ju ta merrni aprovimin dhe resurset e nevojshme për ta realizuar hulumtimin tuaj.

Hulumtimi duhet të jetë sistematik dhe për një hulumtim ju mund të bazoheni në literaturë, në observime, intervista dhe mund të përdorni pyetësorë.

Gjatë hulumtimit shkencor duhet të keni kujdes se prej cilave burime i merrni informatat dhe se ku do ta realizoni hulumtimin tuaj”, shkruan në thirrjen për aplikim të UBT-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme