“Global UBT FEST 2020” është hapur zyrtarisht nga Kolegji UBT nga data 6 korrik deri me 6 gusht, raporton Ekonomia Online.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi njoftoi se ky event global parasheh zhvillimin e inovacionit, ngritjen e efiçencës dhe lidershipit si dhe ndërlidhjen e dijeve.
Hajrizi ka shpalosur qëllimet kryesore të festivalit global, i cili synon mundësi pozitive për një jetë dhe punë më të mirë.
Sipas tij, përkundër problemeve politike e ekonomike, kolegji UBT do të trajtoi aspektin e inovacionit për vitet në vazhdim si dhe për përgjegjësinë sociale e cila është pak prezent në vend.
Ai ka bërë të ditur se festivali ka për qëllim edhe promovimin e bizneseve private të Kosovës që të bëhen të njohura në Evropë.
“Festivali akademik i dijes dhe kompetencës është një lidhje e aktiviteteve të ndryshme të lidhen me dije të ndryshme Krijimi i një stabiliteti të jetës se punës që qëllimi është trandiciplina, konceptet e lidershipit, resilenca e cila ndihmon rikthimin në normalitet. Zhvillimi i qëndrueshëm, bashkëpunimi me komunitetet, ndihma e njëri-tjetrit”.
“Aspekti për krijimin e një jetë më të mirë dhe punës më të mirë. Është e mbështetur në shkencë se si do të jetë në vitet e ardhshme aspekti i inovacionit, përgjegjësisë sociale”.
“Vëllimi intelektual është i nevojshëm për shpërndarjen e eksperiencave të tyre. Të ngrijmë nivelin e pritjes më të mirë se sot. Një evolvimi, zhvillimi të vazhdueshëm. Këtë vit jemi duke kaluar në një situatë jo te mire si shkak i pandemisë”, u shpreh ai.
Hajrizi deklaroi se festivali do të jetë më i madhi në Evropë, i cili do ta bëjë të njohur Kosovën. Ky festival do të mbahet në mënyrë virtuale si shkak i pandemisë.
“Festivali nuk do të mbahet në mënyrë fizike si shkak i pandemisë, kësaj herë Kosova do ta bëjmë të njohur përmes festivalit më të madh në Evropë në mënyrë virtuale. Përkundër problemeve të mëdha politike e ekonomike do të sjellim resilencën për të njohur më mirë”.
Hajrizi theksoi se në këtë festival do të marrin pjesë 30 shkolla verore ku do të mbahen 25 forume dhe 15 gara.
Ai potencoi se misionin i UBT-së është që në këtë muaj të ketë 15 mijë pjesëmarrës, që sipas tij, do të jetë rekord në këtë kohë pandemie, raporton EO.
“30 shkolla verore do t’iu jepen përgjigje, kjo është një arritje r madhe. është viti i 9 që UBT-ja e bën këtë festival. UBT-ja organizon çdo vit pa përkrahje financiare. Do të jepet përgjigje, për ekonominë, ndërmarrësin. Politikën, mediet”.
“25 forume ku do të flitet për tema specifike. Samiti do të mbahet në fund të festivalit. 15 gara të ndryshme për çmime të ndryshme. 15 mijë pjesëmarrës presim që t’i kemi gjatë muajit. Më këto evente ne kemi thyer një rekord të madh”, ka thënë Hajrizi.