UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Budapestit

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 15:35 | Nga

UBT bashkon forcat për projekte shkencore në nivel evropian e global me Universitetin për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit.

Kështu, UBT dhe Universiteti për Teknologji dhe Ekonomi i Budapestit të Hungarisë kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e projekteve shkencore në nivel evropian e global në mes të këtyre dy universiteteve.

Rektori i UBT-së,prof,dr, Edmond Hajrizi tregon se marrëveshja përfshin bashkimin e forcave të dy universiteteve për projekte shkencore në nivel evropian e global.

Universiteti për Teknologji dhe Ekonomi i Budapestit është i themeluar në vitin 1782 dhe është një ndër universitetet më të mëdha e më të njohura në Hungari.

“Është nder për ne, kur bashkëpunojmë me universitete me renome dhe tradita. Me Universitetin për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit, bashkë do të aplikojmë në projekte shkencore evropiane, që kanë për qëllim mbështetjen e projekteve të mëdha shkencore në nivel evropian e global, të cilat do t’i punojnë shkencëtarët tanë të bashkëpunimit”, tregon rektori Hajrizi.

Ai gjithashtu tregon se UBT dhe Universiteti për Teknologji dhe Ekonomi në Budapest kanë një bashkëpunime të vazhdueshëm në fushat me interes të përbashkët, si për studentët ashtu edhe për stafin pedagogjik.

ubt-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme