UBT organizon Panairin e Punës të Kompanive Austriake

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Panairi i Punës i Kompanive Austriake do të zhvillohet të martën, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 13:00 deri në 17:30, me qëllim të promovimit të punës së kompanive të ndryshme austriake, duke shënuar kështu një ngjarje të rëndësishme për të interesuarit nga Kosova që kanë dëshirë të kyçen në tregun e punës në Austri.

Kjo ngjarje do të organizohet në UBT nga Oda Ekonomike Austriake (Die Wirtschaftskammer Österreich), ku përmes panairit do të shpalosen detaje nga ofertat e kompanive austriake, si dhe do të shpërndahen informacione të tjera të rëndësishme për to.

Panairi i Punës i Kompanive Austriake do të jetë një mundësi unike dhe e shkëlqyeshme për studentët dhe të interesuarit e tjerë, për t’u njohur me një sërë aktivitetesh të kompanive pjesëmarrëse.

Të interesuarit duhet të marrin me vete CV-të e tyre, teksa intervistat me kompanitë ndërkombëtare austriake do të realizohen në gjuhën angleze.

Të ngjashme