UBT organizon punëtorinë “Zhvillimi kurrikular dhe modular”

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 17:32 | Nga

Instituti për Zhvillim të Arsimit dhe Çështjeve Akademike ka filluar takimet punuese me fakultetet dhe stafin akademik. Qëllimi i këtyre takimeve është diskutimi dhe reflektimi në qasjet dhe metodologjitë, drejt rritjes së përsosmërisë në avancimin e kurrikulave studimore dhe çështjeve tjera akademike.

Punëtoria e parë e këtij lloji u mbajt të enjten, më 28 korrik, në kampusin e UBT-së në Prishtinë. Në ditën e parë të këtij organizimi, është trajtuar tema me titullin “Zhvillimi kurrikular dhe modular”, ligjëruar nga Bujar Gallopeni, profesor në UBT.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që stafi akademik të reflektojë dhe debatojë në dimensionin e zhvillimit dhe zbatimit të kurrikulave, si platformë e përgatitjes më të mirë të profilit të diplomuarve, respektivisht njohurive, shkathtësive dhe kompetencave relevante me kërkesat e tregut të punës. Punëtoria ka pasur për qëllim të shërbejë edhe si një nga përgatitjet për vitin akademik 2016-2017.

Nesër, në punëtorinë e dytë, do të trajtohet tema “Pjesëmarrja në Horizon 2020”, qëllimi i së cilës është që të filloj përgatitja dhe koordinimi i fakulteteve për aplikim me projekte të mundshme në programin e BE-së për kërkim dhe Inovacion, Horizoni 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme