UBT përfaqësoi Kosovën në konferencën e IPMA-së

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 16:28 | Nga

Në mesin e qindra pjesëmarrësve nga më shumë se 60 shtete të botës, profesorët në UBT, Lulzim Beqiri dhe Naim Preniqi, në kuadër të trupës certifikuese (IPC) që operon në UBT, kanë përfaqësuar Kosovën në konferencën e organizuar nga Programi Ndërkombëtar për Menaxhim të Projekteve (IPMA), që u mbajt në Berlin.

Në konferencës e IPMA-së, përfaqësuesit kosovarë janë ftuar për të qenë pjesë në validimin e trupave certifikues në shtetet anëtare nga të gjitha kontinentet, njëherësh edhe të kandidatëve që punojnë me projekte, apo që kanë dëshirë të punojnë në menaxhimin e projekteve në të gjitha fushat e industrive të ndryshme, transmeton Ekonomia Online.

Në kuadër të kësaj organizate krijohen ekipe dhe hulumtues të suksesshëm dhe lansohen publikime të ndryshme lidhur me menaxhimin e projekteve.

UBT është anëtare me të drejta të plotë në IPMA, i anëtarësuar me votat e shumicës së vendeve anëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme