UBT përfituese e projektit të Erasmus +, për zhvillimin e Infrastruktures së të Dhënave Hapësinore

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 17:45 | Nga

UBT edhe këtë vit fuqishëm është prezentë në projektet ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit dhe studimeve të përbashkëta e po ashtu edhe në fushën e ngritjes së kapaciteteve.
Në këtë drejtim, UBT në bashkëpunim me disa universitete nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian ka fituar projektin për zhvillimin e kurikulave akademike dhe zhvillimin e qëndrueshëm akademike në fushën e infrastrukturës së të dhënave hapësinore.

Ky projekt ka për qëllim të ofroj programe studimore për studentët e rinjë e po ashtu zhvillimin e programeve për mësim të vazhdueshëm për profesionistët e rinjë.
Me këtë projekt UBT do të ndihmojë edhe institucionet e Kosovës në ofrimin e të dhënave hapësinore, në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme e po ashtu analiza mbi strategjinë e përgjithshëm kombëtare në këtë fushë.

UBT mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt ndërkombëtarizimit dhe sjelljes së trendëve evropiane në fushën e studimit dhe hulumtimit shkencor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme