Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë i Universitetit për Biznes e Teknologji (UBT), duke pasur programet studimore më të harmonizuara në rajon, përmes të cilës është ndërlidhur pjesa teorike me atë praktike, po vazhdon ta ruajë primatin e liderit në rajon, duke i përgatitur studentët për tregun e punës.
Ligjëruesi në këtë fakultet, PhD Cand. Besnik Qehaja, thotë se kushtet maksimalisht të mira për studim në UBT, me laboratorë bashkëkohorë e praktikë, po ua bëjnë atyre shumë më të lehtë përgatitjen e studentëve për tregun e punës në të ardhmen.
Ai thekson se, që në semestrin e parë, studentët fillojnë me ushtrime praktike, duke u aftësuar për pjesën harduerike të kompjuterëve.
Kështu për shembull, në Lëndën Bazat e Teknologjisë Informative, studentët gjatë ushtrimeve praktike, mësojnë në detaje për të gjitha pjesët harduerike, montimin e atyre pjesëve në shtëpiza kompjuterike si dhe funksionalizimin e tyre.
Në këtë kuptim, Qehaja flet në superlativ për laboratorët e UBT-së.
“Janë vërtet laboratorë bashkëkohorë, që ofrojnë hapësira të mjaftueshme për studentët”, ka vijuar ai, krenar me faktin që UBT është lider rajonal në Shkenca
Kompjuterike dhe në Sisteme të Informacionit.
Menaxher i Proogramit ë SHKI, PhD Cand. Blerton Abazi, flet për
ndërlidhjen e mësimdhënies me nevojat e tregut dhe të industrisë.
“Ne i ofrojmë studentët më tregun e punës, përmes mësimit praktik, që bëhet në hapësirat më të mirë dhe në laboratorët më të pasur në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit”, është shprehur Abazi, sipas të cilit nëpërmjet ushtrimeve praktike synohet që njohuritë e fituara gjatë studimeve t’u ndihmojnë për t’u përballur me probleme dhe sfida reale, të cilat mund t’u paraqiten në ambientet e punës.
Se laboratorët për studentët e Shkencave Kompjuterike janë me standarde të larta dhe kanë hapësirë të mjaftueshme, e ka vërtetuar edhe studenti në këtë drejtim, Lend Muhaxheri.
“Puna praktike vazhdon shumë mirë. Kemi kurse laboratorike pas ligjëratave dhe kemi hapësirë shumë të mirë për ta përvetësuar lëndën”, ka thënë Muhaxheri për të shtuar se me këtë po u krijohen lehtësira të mëdha për profesionin e zgjedhur. Ai falënderon tutorët dhe asistentët për angazhimin e madh.
“Asistentët dhe tutorët na ndihmojnë shumë për zhvillimin dhe avancimin e punës praktike dhe besoj se do të jemi të gatshëm për qasje më të lehetë në tregun e punës”, ka thënë Muhaxheri.
Edhe studenti i vitit të parë në SHKI të UBT-së, Agan Gashi, e ka të njëjtën përshtypje. Madje, ai thotë se para se të regjistrohej në UBT e kishte marrë vesh për kushtet e mira që ofron ky universitet, me laboratorë dhe me hapësirë tjetër studimi.
“Kushtet janë shumë të mira. Ligjëratën që na e shpjegon profesori e praktikojmë në laboratorë me asistentët, dhe përnjëherë e zhvillojmë edhe pjesën praktike”, ka theksuar Gashi.