“UBT Summer of Code” zgjon interesim të madh

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 17:43 | Nga

Punëtoria pesëditore “UBT Summer of Code 2017” po vazhdon ta zgjojë interesimin dhe kërshërinë e dhjetëra maturantëve, të cilët janë duke i ndjekur në mënyrë të rregullt të gjitha ligjëratat që po mbahen në kuadër të kësaj punëtorie.

Për pjesëmarrësit, gjatë ditës së sotme u dhanë informacione mbi rrjetet kompjuterike, ligjëratë kjo që u mbajt nga PhD. Cand Besnik Qehaja. Gjatë ligjëratës, Qehaja shpjegoi për konceptet bazike mbi rrjetet kompjuterike, pajisjet dhe komunikimin e tyre, duke i përdorur mediumet transmetuese.

Po ashtu, janë përmendur edhe format e ushtrimeve praktike për studentë, duke përdorur softuerët simulativë, si dhe implementimi i rrjeteve të tyre në laboratorët inovativë që posedon UBT për lëndët që lidhen me rrjetet kompjuterike dhe në tërësi telekomunikacionin.

Kjo punëtori do të vazhdojë punimet deri të premten, teksa nesër për të interesuarit do të ligjërojë ligjëruesi në UBT, Betim Gashi, për temën që ka të bëjë me sigurinë kibernetike.

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme