UBT uron shqiptarët për Festën e Flamurit

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, në emër të institucionit që e drejton dhe në emër të stafit e studentëve të UBT-së, uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Festa e Flamurit shënon ditën më të rëndësishme dhe më historike për shqiptarët.

Flamuri ynë kombëtar do të mbetet përgjithmonë emblema jonë identifikuese në botë, krenaria dhe pasuria më e madhe e trashëguar nëpër dekada e shekuj nga të parët tanë. Andaj, neve sot na takon që të punojmë fuqishëm, në mënyrë që ta ngrisim këtë flamur në piedestal, përmes përfaqësimit dinjitoz kudo në botë.

Të gjithë ne jemi të vegjël ndaj madhështisë së këtij flamuri, megjithatë mund dhe duhet të punojmë që ta madhështojmë edhe më shumë me arritje shkencore e vepra të mira. Kjo është detyra jonë si institucion arsimor dhe kjo duhet të jetë përgjegjësi e studentëve tanë, si gjeneratë që së shpejti do ta mbajë mbi supe barrën e forcimit të kombit shqiptar”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.

Ballina

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme