Qindra maturantë po ia mësyjnë kampuseve të UBT-së gjatë ditëve të fundit, për të parë nivelin e studimeve, mundësitë për studim e punësim dhe infrastrukturën të cilën e posedon institucioni.
Në një njoftim shtypi, Kolegji UBT thotë se sikurse edhe në vitet paraprake, UBT vazhdon të mbetet zgjedhja e parë që të rinjtë po e bëjnë, me qëllim të zhvillimit akademik e profesional. “E ky interesim qysh moti i ka kaluar kufijtë shtetërorë dhe shkollimin e zhvillimin e tyre po ia besojnë UBT-së edhe qindra të rinj nga mbarë trojet shqiptare, të cilët në mënyrë të organizuar po vijnë për të vizituar objektet dhe për t’u njohur me stafin akademik të UBT-së, nga të cilët pas pak muajsh synojnë të marrin mësime teorike e praktike”.
“Përkundër infrastrukturës moderne e të sofistikuar dhe atmosferës studentore që e ofron, maturantët e shumtë po zgjedhin UBT-në për shkak të suksesit të studentëve të mëhershëm e këtyre aktualë, të cilët po shërbejnë si frymëzim që ata të zgjedhin një profesion, që nesër, me ndihmën e UBT-së, edhe ata të qasen me shumë lehtësi në tregun e punës dhe të bëhen më të mirët në profesionin e tyre të zgjedhur”, theksohet në komunikatën e UBT-së.
“Vendimet e tyre edhe më shumë po i lehtëson Qendra e Karrierës e UBT-së, e cila në mënyrë të vazhdueshme po ofron këshillim dhe po u ndihmon të rinjve në bërjen e zgjedhjes së duhur përgjatë gjetjes së profesionit të tyre”.
“UBT ofron drejtimet dhe specializimet që po zhvillohen në të njëjtin hap me atë se çka po kërkohet e zhvillohet më së tepërmi globalisht, çka edhe po i shtynë të rinjtë drejt fillimit të studimeve në UBT”.
Programet e akredituara dhe në të cilat maturantët mund të studiojnë janë: Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Mekatronikë dhe Menaxhment, Sistemit e Informacionit dhe Menaxhment, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Shkenca Politike, Juridik, Media dhe Komunikim, Politika Publike dhe Menaxhment, Inxhinieri e Energjisë, Inxhinieri e Energjisë Efiçiente, Infermieri, Farmaci, Stomatologji, Dizajn i Integruar dhe Shkenca të Ushqimit e Bioteknologji.