“UÇK-ja s’ka bërë krime”, ish-komandant Hoxha nga Shkupi: Presim lirimin e tyre

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Në Shkup, ka nisur marshi “Liria ka emër” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pak orë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Gjithashtu, në këtë marsh, ka marrë pjesë edhe ish-komandant Hoxha, Samidin Xhezairi.

Ai ka deklaruar se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të pastër, ndërsa procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve në Hagë, e ka cilësuar si të montuar nga Serbia dhe aleatët e saj.

“UÇK-ja s’ka bërë krime, ka bërë luftë të pastër. Këtë proces e kanë montuar nga Serbia e aleatët e saj. Presim që të lirohen nesër”, ka thënë Xhezairi, transmeton Klankosova.

Ai është shprehur se pavarësisht verdiktit, askush nuk mund ta zhbëjë Kosovën.

“Edhe nëse kanë marrë vendim për dënim, Kosovën s’ka për ta zhbërë askush. Urojmë që verdikti të jetë për lirimin e tyre. E kemi kuptuar që po e luftojnë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme