Udhëheqës i Qendrës Operative në MSH: Nuk ka ardhur asnjë dëshmi për rastin e Agon Musliut

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 13:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqës i Qendrës Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashk Buzhala ka raportuar në komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga e Qeverisa.

Ai ka thënë se të gjithë  qytetarët kur kanë ardhur nga vendet e ndryshme, ekipet mjekësore e kanë pasur të detyrueshme të kontrollojnë secilin person.

Tutje ai ka thënë se për rastin e Agon Musliut nuk e kanë pasur asnjë dëshmi dhe dokument derisa ka ndodhur rasti.

” Ne momentin kur janë mbyll kufijtë, çdo pikë kufitare kemi vendosur ekipe mjekësore. Ne aeroportin  e Prishtinës kanë shkuar ekipe mjekësore nga Drenasi, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Janë disa rekomandime që institutit na ka dërguar që përgjegjësia dhe çdo vendim merret nga instituti dhe mjeku kanë pasur për detyrë , se si duhet të sillet në karantinë dhe çdo person që ka hyrë në Kosovës është dashtë të ju nënshtrohet kontrollimit. Sipas rekomandimeve një person i sëmurë nuk guxon të futet në karantinë .Ne ju kemi kërkuar ekipeve mjekësore dëshmi për sëmundjet që ata kanë”

“Asnjë  s’ka pasur deri sa ka ndodhur rasti dhe asnjë dokument s’ka ardhur në Ministri deri sa ka ndodhur rasti, dhe asnjë telefonat, ka thënë ai”

kom..hetimor

Të ngjashme