Udhëzues të rëndësishëm në dispozicion të gjyqësorit të Kosovës

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Javën e kaluar, USAID-i prezantoi Udhëzuesin shumë të nevojshëm për Procedurën Kontestimore në të Drejtën Civile.

Ai ofron informata praktike që do t’u ndihmojnë gjyqtarëve të procedojne lëndët civile nga dorëzimi i tyre deri tek zgjidhja përfundimtare, pa vonesa, në mënyrë të drejtë dhe brenda kohës së duhur.

Udhëzuesi është hartuar nga ekspertët e projektit dhe gjyqtarët dhe kombinon udhëzimet teknike me këshilla praktike dhe shembuj.  

Përveç kësaj, USAID-i botoi edhe një Përmbledhje të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Supreme në Kontestet e të Drejtave Pronësore. Kosova ende ka nevojë për praktika të unjësuara gjyqësore në të gjithë vendin me qëllim të ndërtimit të besimit në sektorin e drejtësisë, dhe publikimi i Udhëzuesit dhe Përmbledhjes do të ndihmojë në forcimin e uniformitetit të praktikave të gjykatave i cili do të ndihmojë në ndërtimin e besimit në gjyqësor. Besueshmëria në sistemin e drejtësisë është e nevojshme jo vetëm për ndarje të drejtësisë por edhe për prosperitetin ekonomik të Kosovës.

Kopjet e shtypura të udhëzuesve dhe u janë shpërndarë gjyqtarëve për t’i përdorë si instrumente të referimit. Ato gjithashtu janë publikuar në faqet e internetit të KGjK-së dhe Gjykatës Supreme në format digjital lehtësisht të kërkueshëm, si në gjuhën shqipe ashtu edhe atë serbe, në mënyrë që të gjithë juristët, përfshirë personelin e gjykatave, bashkëpunëtorët ligjorë dhe avokatët, t’i kenë ato në dispozicion. 

Publikimi i këtyre udhëzuesve ishte rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të dy aktiviteteve të USAID-it – Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë dhe atij për të Drejtat Pronësore. Udhëzuesit mund të shkarkohen në:

Udhëzuesi i Procedurës Kontestimore dhe Përmbledhja e Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Supreme në Kontestet e të Drejtave Pronësore

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme