Ujësjellësi “Prishtina” fton konsumatorët t`i shlyejnë borxhet

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 13:34 | Nga

Zyrtarët e Kompanisë së ujësjellësit rajonal (KUR) “Prishtina” u kanë bërë thirrje konsumatorëve që të shlyejnë borxhet për shërbimin e ujit e të kanalizimit. Nëpërmjet një njoftimi për media, kjo Kompani ka kërkuar edhe nga përfituesit e Ligjit për faljen e borxheve që t’u përmbahen kontratave të nënshkruar ndërmjet dy palëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë njoftim të KUR “Prishtina” gjithashtu thuhet se fabrika për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj do të përfundoj në dhjetor të këtij viti, ndërsa pritet të funksionalizohet në fillim të vitit 2017.

“KUR ‘Prishtina’ sh.a. njofton opinionin e gjerë publik, se punimet e ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujit në Shkabaj janë duke shkuar drejt finalizimit. Fabrika e ujit në Shkabaj do të përfundojë në fund të muajit dhjetor 2016, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim, mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin për media të KUR “Prishtina”.

Sipas zyrtarëve të saj, Faza III e investimeve përfshin investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme