Ujësjellësi sqaron arsyen e mungesës së ujit në disa zona të Prishtinës

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Disa zona të Prishtinës të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga fabrika e përpunimit të ujit në Badoc kanë pasur mungesë të furnizimi të ujit të pijshëm që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë në këto zona sipas Ujësjellësit Rajonal, KRU Prishtina ka qenë një defekt në sistemin e energjisë elektrike.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku ka thënë se gjatë natës ata kanë pasur një problem me energjinë elektrike, gjë që ka ndikuar edhe në ndërprerjen e furnizimit me ujë për disa zona të Prishtinës.

Tani, sipas saj është sanuar ky problem dhe ka filluar që të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, dhe shumë shpejt pritet që të gjitha zonat që kanë mungesë të iu rikthehet uji.

“Në orën 4 të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhur një defekt në sistemin e energjisë elektrike në fabrikën e përpunimit në Badovc derisa ekipet e kanë sanuar defektin në orën 8 të mëngjesit sot me rast furnizimi me ujë të pijshëm i është rikthyer disa zonave të vogla në qytetin e Prishtinës. Pra, që nga ora 08:00 ka filluar të stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe shumë shpejt pritet që të gjitha zonat të kenë furnizim me ujë”, ka thënë Mjeku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme