“Uji është i të gjithëve, mos e keqpërdorni!” – KRU “Mitrovica” paralajmëron masa ndaj keqpërdoruesve

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollit kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës inspektimet në terren për identifikimin e keqpërdorimeve të ujit dhe lidhjeve të parregullta.

Sipas KRU “Mitrovica”, gjatë kontrolleve janë evidentuar raste të përdorimit të ujit përmes lidhjeve që nuk janë të përfshira në sistemin e rregullt të matjes, si dhe raste të furnizimit pa matje përmes ujëmatësit.

Kompania ka paralajmëruar se lidhjet e parregullta, ndërhyrjet në sistemin e furnizimit dhe keqpërdorimi i ujit nuk do të tolerohen.

Të ngjashme