Ukraina deklarohet kundër njohjes së Kosovës

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 15:56 | Nga

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Ivanna Klympush-Tsintsadze, ka vizituar sot Serbinë, ku është takuar me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me zyrtarë të tjerë të larë serbë.

Gjatë takimit, siç raportojnë mediat serbe, përfaqësuesit e të dy shteteve kanë marr mbështetje nga njëri-tjetri për njohje reciproke të integritetit territorial.

Me këtë rast, Vuçiq hedh poshtë përpjekjen e aleatit kryesor, presidentit të Rusisë Vladimir Putin, për aneksim të Krimesë dhe të disa rajoneve në lindje të Ukrainës. Kjo është hera e parë që një zyrtar serb deklarohet kundër pushtimit rus të këtyre rajoneve ukrainase, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, në një intervistë për një medium serb, zëvendëskryeministrja ukrainase ka deklaruar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, porse e mbështetë dialogun në Bruksel, si një mundësi për të arritur deri të zgjidhja.

“Ne jemi krenar me prezencën e ushtarëve tanë në KFOR. Ata qëndrojnë atje për një kohë të gjatë dhe, në kohëra më të vështira ata mbrojtën vendet e shenjta serbe në Kosovë. Besoj që marrëveshja e Brukselit do të jetë një garanci për stabilitet dhe siguri për të gjithë njerëzit në këtë territor, përfshi edhe serbët”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme