Ukshini: Rama ka hatërmbetje në Kurtin për shkak të pjesëmarrjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini, ka folur rreth refuzimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për ta takuar homologun e tij shqiptar Edi Rama.

Ukshini në Info Magazine në Klan Kosova foli rreth “fërkimeve” Kurti-Rama, ku tha se ky i fundit ka hatërmbetje në shefin e qeverisë kosovare për shkak të pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne duhet ta pranojmë një fakt, jemi dy shtete. Në anën tjetër kryeministri Rama bart vullnetin e votuesve të Shqipërisë. Ai mund të mos jetë i mirë për dikend. Në këto 30 vite ne kemi ruajtur një etikë të komunikimit, nuk kemi interferuar në proceset e brendshme”, tha Ukshini në Klan Kosova.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se takimi mes tij dhe kryeministrit të Shqipërisë mund të ndodh veç në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

Javë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama, e kishte anuluar pjesëmarrjen në mbledhjen e organizuar të dy qeverive, e cila do të mbahej në Gjakovë.

Kjo për shkak të mosdëgjimit të Kosovës ndaj faktorit ndërkombëtar, rreth situatës në veri.

Të ngjashme