5 receta me lëngje që stabilizojnë gjakun

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 19:15 | Nga

Përfshini në dietë peshkun, vajin e farave të lirit, lëngun e boronicës së kuqe dhe selinos, uthullën e mollës, shalqirin, vajin e ullirit, drithërat integrale dhe kastravecët…

Kur bëhet fjalë që të mbajmë në kontroll tensionin e lartë të gjakut, ne nuk duhet të mendojmë marrjen e ilaçeve si të vetmen shpresë, por përzgjedhjen e ushqimeve natyrale që përmbajnë probiotikë, flavonoide, nitrate dhe magnesium, që janë ideale për të rregulluar presionin e lartë të gjakut.

Nëse dëshironi ta ulni tensionin tuaj me ushqim, atëherë konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, sipas mundësisë të freskëta, bio dhe nga të gjitha ngjyrat.

Në menunë tuaj ditore përfshini peshkun, vajin e farave të lirit, lëngun e boronicës së kuqe dhe selinos, uthullën e mollës, shalqirin, vajin e ullirit, drithërat integrale dhe kastravecët.

Reduktoni konsumin e kripës – doza e rekomanduar ditore përbën një lugë çaji kripë, prandaj mos e teproni.

Ndërsa në vijim, ju njohim me 5 receta smoothie-sh, që kanë aftësinë të ulin në mënyrë të shpejtë tensionin, përveçse janë shumë të shijshme…

Smoothie quhet lëngu, që përmes kombinimeve të ndryshme që ne mund t’u bëjmë me frutave, mund të shndërrohet në një pije të shëndetshme.

Ah, dhe diçka: Ata që vdesin për çokollatat mund të gëzojnë!

Ngrënia e një sasie prej 30 gramësh çokollate të zezë çdo ditë, mund t’ju ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, sidomos tek njerëzit që tashmë kanë hipertension.

Cokollata e zezë është e pasur në flavonoide, përbërës natyralë që çojnë në zgjerimin e enëve të gjakut.

Shikoni për çokollata që përmbajnë 50-70% kakao.

1. LËNG ME BANANE DHE QERSHI

1 kupe qershi

1 banane

1 kupë ujë arre kokosi

1 kupë qumësht bajame

2. LËNG ME QUMËSHT BAJAME

1/2 kupe boronicë

1/2 kupë mollë jeshile

1/2 kupë leng panxhari

1/2kupë qumësht bajame

1/ 2 kupë lëng karrote

3. LENG ME AVOKADO

1 kupë luleshtrydhe

1/2 kupë avokado e copëtuar

1 kupë spinaq

1 kupë kos pa yndyrë

4. LËNG ME LULESHTRYDHE

1 kupë luleshtrydhe

1 banane e copëtuar

1 kupë lëng natyral panxhari

1 kupë kos pa yndyrë

5. LËNG ME MAJDANOZ

1 kupe boronicë

1 banane

1 tufë majdanoz

1 kupë kos pa yndyrë

Panxhari, njësoj si tabletat

Një gotë me lëng panxhari mund të ulë tensionin e gjakut brenda disa orëve.

Nitrati në këtë lëng ka të njëjtin efekt si marrja e tabletave me nitrat.

Lëngu i panxharit mund të gjendet edhe në dyqane, por më së miri do të ishte ta shtrydhnit vetë.

Mund ta përdorni veçmas, ose të përzier me bimë të tjera si smoothie i shijshëm (shihni kombinimet në faqen me smoothie).

Disa ushqime të tjera të pasura me nitrat dhe shumë të shëndetshme, janë: spinaqi, sallata jeshile, lakra, karrotat.

Boronicat, plot antocianinë

Një pjatë me boronica në javë mund t’ju ndihmojë në uljen e rrezikut nga tensioni i lartë i gjakut.

Boronicat, ashtu si dhe mjedra e luleshtrydhja, përmbajnë përbërës natyralë të quajtur antocianinë që mbrojnë kundër hipertensionit, duke marrë parasysh një studim të fundit amerikan dhe britanik mbi rreth 157 mijë burra dhe gra.

Janë antioksidantë të mrekullueshëm që hapin enët e gjakut, pastrojnë trupin nga toksinat dhe mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm tensionin.

Një mëngjes i shëndetshëm

Një tas me drithëra në mëngjes, sidomos ato me kokrra, drithëra me shumë fibra si tërshëra, gruri, thekër etj mund të ulin mundësitë që ju të keni tension të lartë.

Një studim i tillë u krye nga kërkuesit e Universitetit të Harvardit.

Plus, sa më shumë vakte drithërash të hani gjatë një jave, aq më të shumta janë përfitimet.

Duke i shtuar edhe kërkimet e fundit për boronicën, dhe ju mund të rrisni dyfish përfitimet tuaja, duke ngrënë drithëra me boronicë.

Po nëse keni tension shumë të ulët?

Hipotensioni, në dallim nga hipertensioni, këta persona duhen ta rrisin konsumin e kripës, ndërsa mjeku mund të përcaktojë sasinë e saktë të cilën nuk duhet ta kapërceni.

Po ashtu rekomandohet konsumi më i madh i ujit dhe kafeinës për të parandaluar dehidrimin.

Në disa raste rekomandohen ilaçet me të cilat rritet vëllimi i gjakut dhe në këtë mënyrë rritet shtypja ose ilaçet që kufizojnë zgjerimin e enëve të gjakut.

Të gjithëve u pëlqejnë patatet e pjekura?
Por a e dini se ato janë të larta me kalium dhe magnez, dy minerale të rëndësishme që ju ndihmojnë të luftoni tensioni e lartë të gjakut?

Kërkimet e zhvilluara në Amerikë tregojnë se nëse të rriturit do ta shtonin marrjen e kaliumit, rastet e tensionit të lartë të gjakut do të binin me 10%.

Ndërsa për magnezin, rezulton se shumë nuk e marrin me ushqimet.

Kështu që me patatet, ju vrisni dy zogj, me një gur.

Pas patateve të pjekura, ja edhe disa ushqime të tjera që i kanë të dyja këto minerale: spinaqi, bananet, soja, si dhe kosi pa yndyrë.

Të ngjashme