Arrestohet një person, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë në rrjetet sociale

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë për shkak se dyshohet që kishte ngacmuar seksualisht disa fëmijë përmes rrjeteve sociale.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe në cilësi të provave janë sekuestruar një llaptop si dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme