Hani i Elezit bëhet me stadium, ministri Gashi paralajmëron projekte tjera

Hani i Elezit | 04 Kor 2019 | 11:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë përurimin e Stadiumit në qytetin e Hanit të Elezit, stadium ky në të cilin Ministria ka investuar rreth 220 mijë euro, raporton EkonomiaOnline.

Gashi e quajti këtë një prej investimeve më të rëndësishme të bëra në fushën e infrastrukturës sportive.

“Kjo kërkesë ka qenë me vite të tëra por pas marrëveshjes me kryetarin janë disa muaj deri të finalizimi këtij projekti. Ky projekt eshë në kuadër të fuqizimit të infrastrukturës. Kjo është me rëndësi të veçantë sepse investime në infrastrukturën sportive i kemi dhe në komunat e vogla por qëllimi është ta masivizojmë sportin në gjithë Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi 2019-ën e quajti vit të infrastrukturës sportive. Paralajmëroi edhe projekte të tjera në mbarë vendin.

Është viti i infrastrukturës sportive, janë miliona të mjeteve të taksapaguesve që po investojmë në infrastrukturën sportive. Nuk është projekti i fundit do të kemi edhe investime të tjera dhe në këtë komunë i kemi disa projekte të cilat jemi duke i bë edhe me ministritë e tjera.  Kemi nis një projekt për 12 fusha për 12 ekipet në Superligën e Kosovës, por nuk kemi prit që kaq shpejt ne e tejkalojmë këtë numër dhe e shumëfishojmë, pra kemi më shumë se 20 stadiume të tilla rreth Kosovës. Besoj se jemi konkurrentë të dinjitetshëm edhe me shtete tjera.

Kryetari i Komunës, së Hanit të Elezit, Rufki Suma tha se ky stadium do t’u shërbejë të gjithë të interesuarve për sport.

“Ky stadium jo vetëm që do t’i shërbejë klubeve por edhe qytetarëve që merren me këtë sport”, tha Suma.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi tha se ky stadium do të nxisë sportistët për aktivitete të shtuara.

“Është e rëndësishme për ne si federatë që në një komunë strategjike, me një kryetar të jashtëzakonshëm. Besoj se ky terren do nxisë sportistë të kësaj treve dhe rrethinës që të mund të nxjerrin futbollistë dhe aktivitet sa më të madh sportiv”, tha ai.

Të ngjashme