Hyseni i shqetësuar për hedhjen e 20% të aktakuzave

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 10:56 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka miratua raportin nëntë mujor të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performances së Prokurorisë, Valon Jupa ka njoftuar se 85.7% e persona janë shpallur fajtor.

Ndër të tjera, Jupa njoftoj se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 52 ankesa, ku 8 prej tyre janë aprovuar.

“Nga numri i lëndëve të pranuar 95.8% janë trajtuar. Parashtrues kanë qenë institucionet me 95% dhe qytetarët me 5%. 66.8% iu janë ngritur aktakuza. Vendimet e prokurorëve për 1965 raste, 56% aktvendime për fillim të hetimit, 9.44% aktvendime për zgjerimin e hetimeve”.

“Vendimeve e gjykatave kanë shpall 85.07% të personave bazuar në aktet akuzuese të prokurorëve. 20% të rasteve të akuzuarit janë liruar. Prokurorët gjatë kësaj periudhe kanë paraqitur 52 ankesa ku 8 prej tyre janë aprovuar”, ka thënë Jupa.

Kurse, Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, theksoi se mbete shqetësuese 20% i hedhjes së aktakuzave.  Ai poashtu deklaroi se ka progres në ankesa krahasuar me vitin e kaluar.

“Është një rezultat i mirë i të akuzuarve prej 85%, por përsëri mbetet shqetësuese 20 për qindshi i hudhjeve aktakuzave. Ka progres dhe në ankesa prej vitit të kaluar nga 5% në 15%”, tha Hyseni.

Këshilli Prokurorial ka vendosur që pikat e rëndit të ditës si Njoftimi i Këshillit për zbatim të trajnimit të detyrueshëm të prokurorëve, Raporti i Komisionit për rishqyrtim për procesin e emërimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Raporti i Komisionit për rishqyrtim për procesin e emërimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të bëhen me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medieve, raporton EO.

Sipas Hysenit ky vendim u morë pasi kështu e kërkon rregullorja.

Të ngjashme