Isufi: Sondazhet e porositura nuk mund ta bindin qytetarin për votë por kandidatura e Ramush Haradinajt për President

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi ka thënë se sondazhet e porositura nuk mund ta bindin qytetarin për votë.

Isufi theksoi se është programi zgjedhor ai i cili do ta bindë popullin dhe janë kandidatët që do të jenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, e mbi të gjitha, është kandidatura e Ramush Haradinajt për President.

Njoftimi i plotë:

Sondazhet e porositura nuk mund ta bindin qytetarin për votë. Është programi zgjedhor ai i cili do ta bindë popullin dhe janë kandidatët që do të jenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, e mbi të gjitha, është kandidatura e Ramush Haradinajt për President që garanton siguri e zhvillim, integrim e anëtarësim në NATO.Premtimet në fushatë janë kontratë me qytetarin, dhe kështu i kemi konsideruar ne dhe iu kemi përmbajtë asaj që e kemi thënë. Këtë e dëshmon puna në terren, e dëshmojnë temat e mëdha që janë përmbyllur në qeverinë dyvjeçare të Haradinajt. E kemi dëshmuar se premtojmë shumë më pak krahasuar me vendimet që i marrim e punën që bëjmë.Voto Aleancën me numër 135!Voto Ahmet Isufin me numër 60!

Të ngjashme