Komuna e Prishtinës ofron 150 shujta në javë për fëmijët në Handikos

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës.

“Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre”

“Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme