Marca shkruan për Prishtinën, para ndeshjes me Barcelonën

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Sot, Prishtina do ta zhvillojë një ndeshje të madhe në futsall në kuadër të Champions Leagues ndaj Barcelonës.

Para se të niseshin për Spanjë, ekipi nga kryeqyteti i Kosovës vizitoi varrin e Fadil Vokrrit dhe Adem Jasharit, shkruan Gazeta Express.

Kjo, i ka bërë përshtypje gazetës së madhe spanjolle, Marca.

“Prishtina i bën homazhe heronjve të tyre para se të udhëtojnë në Barcelonë”, ishte titulli i Marcas.

Në artikullin për klubin e Prishtinës, Marca tregon se më 31 mars, Spanja do të përballet me Kosovën në kualifikimet për kampionatin botëror dhe flet për Fadil Vokrrin e Adem Jasharin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme