Mungesë e madhe e fondeve për të luftuar Coronavirusin, njofton OBSh-ja

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Ekziston një hendek i madh midis fondeve të nevojshme për të luftuar pandeminë e Coronavirusit dhe fondeve të përgjithshme në të gjithë botën, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më shumë se 19.92 milion njerëz janë raportuar se janë infektuar nga koronavirusi – globalisht dhe 729.883 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters.

Infeksionet janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.

“Vetëm për vaksinat, do të nevojiten mbi 100 miliardë dollarë,” tha Tedros në një konferencë në Gjenevë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme