Mybera Mustafa: Vota për mua do të ishte përfaqësimi më i mirë në Parlament

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës Mybera Mustafa ka treguar një historik te shkurtër për jetën e saj dhe rrugëtimin deri këtu.

Ajo ka thënë se në këto zgjedhje garon për të kryer një shërbim të ri qytetar.

Tutje, kandidatja për deputet nga LDK-ja Mybera Mustafa tha se kërkon votën e qytetarëve , që t’i përfaqësoj në Parlamentin e Kosovës në mënyrën m,ë të mirë të mundshme.

Njoftimi i plotë:

Unë, Mybera Shala – Mustafa, e bija e Miradije dhe Hashim Shalës, garoj në këtë zgjedhje për të kryer një shërbim të ri qytetar. Nëna ime e lindur më 1938, është bija e patriotit dhe veprimtarit të ballit kombëtar, Bislim Bajgora.Baba im, Hashim Shala (1934-1999), ishte intelektual, ekspert i fushës se mbrojtjes dhe sigurisë, i diferencuar ideo-politikisht dhe i larguar nga puna ne vitin 1989, nga regjimi serb.Unë me 4 motra e 2 vëllezër u rritem në një familje shumë sociale. U edukuam nga prindërit tanë që të kemi përkushtimin për njeri –tjetrin në familje, por edhe në shoqëri. Ata na dhuruan shumë dashuri, por edhe diciplinë të nevojshme. Nga ajo edukatë në familje tek unë u mishëruan ndjenjat e dashurisë, dhembshurisë dhe socializimit me ata që ndjehen të pafuqishëm, me kategoritë me gjendje të rëndë sociale! U edukuam të respektojmë njerëzit, në veçanti ata të shtyer në moshë!Por, u udhëzuam edhe për ambicje të shëndosha për të përparuar dhe për tu ngritur edhe nëse rrëzohemi….!. Sot unë si kandidate për deputete e kërkoj me të drejtë votën nga Ju, që t’ju përfaqësoj në Parlamentin e Kosovës, sepse unë jam njëra nga Ju.. !Voto LDKVoto 51

Të ngjashme