Një qytetar publikoi votën në TikTok

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Rastet e fotografimit të votave janë raportuar edhe në këto zgjedhje.

Pavarësisht se prej fillimit të fushatës, u është bërë thirrje qytetarëve në vazhdimësi që të mos e fotografojnë votën, një qytetar nuk i ka marrë parasysh këto thirrje.

Ai e xhiruar veten derisa ka votuar dhe videon e ka shpërndarë në rrjetin social TikTok.

Ndryshe, prokurorja Laura Pula ka treguar sot se çka i pret ata që e fotografojnë votën.

Në një intervistë për Televizionin 7, Pula ka treguar se të gjithë ata që e bëjnë një veprim të tillë, do të arrestohen.

“Fotografimi i votës nuk mund të bëhet oër vetë faktin se vota është e fshehtë. Cdo person që do të fotografojë votën, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje dhenë bazë të procedurave ai do të arrestohet. Është e vërtetë që disa prej personave i shfrytëzojnë platformat online për të shit vota. Personat janë intervistuar dhe janë në procedurë të hetimeve”, ka thënë Pula.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme