Pal Lekaj: Mobilizim i jashtëzakonshëm nga banorët e Gjakovës

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj ka vizituar fshatrat Devë, Guskë, Bec, Zhdrellë, Sopot, Lugbunar dhe Qerim, duke prezantuar programin e Aleancës.

Ai tha se është parë një mobilizim i jashtëzakonshëm nga banorët, të cilët kanë shprehur mbështetjen e madhe për AAK-në dhe kandidatin për deputet Pal Lekaj.

Njoftimi i plotë:
Në lagjen 1/3 dhe fshatrat Devë, Guskë, Bec, Zhdrellë, Sopot, Lugbunar dhe Qerim u takuam për të prezentuar programin e Aleancës. Pritja dhe mbështetja e banorëve na jep shpresë për ditë më të mira dhe motiv për të punuar me shumë përkushtim gjatë mandatit të qeverisë së ardhshme. Nuk na duhet shumë për të promovuar punën tonë, sepse ato kanë treguar efektet dhe rezultatet e mira tek banorët e të gjitha anëve. Ju falendëroj për përkrahjen e madhe që po e marrim nga çdo anë e vendit. 135AAK

Pal Lekaj në këto zgjedhje garon me numrin 7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme