Pasi përdori disa medikamente, vdes një person në Suharekë

Suharekë | 09 Jan 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Një person nga fshati Shirokë e Suharekës ka ndërruar jetë pas përdorimit të disa medikamenteve helmuese, transmeton Gazeta Metro.

Metro ka mësuar se viktima ka dashur fillimisht që të kryej vetëvrasje duke përdorur disa medikamente helmuese, mirëpo ai është parë nga fshatarët dhe është dërguar në spital për t’i shpëtuar jetën, por për fat të keq pas dy ditësh i njëjti ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit.

Rastin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se rasti tani është duke u hetuar nga Prokuroria dhe po dyshohet si vrasje e dyshimtë.

“Fillimisht rasti është hetuar si tentim vetëvrasës, mirëpo viktima ka përdorur disa medikamente, dyshohet se ato kanë qenë helmuese dhe pas përdorimit të tyre viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit. Prokurori e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë”, tha Gashi për Metron.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme