PDK-ja në Prizren akuzon Komunën për punimet në rrugën e “Farkëtarëve”

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës, dega Prizren, ka reaguar në lidhje me punimet që po zhvillohen në rrugën e Farkëtarëve.

Përmes një komunikate për medie, PDK ka akuzuar kreun e Komunës, ku sipas tyre po dëmtohet vlera e qytetit.

Komunikata e plotë:

Në Qendrën Historike të Prizrenit, respektivisht në rrugën e Farkëtarëve, e cila është e rezervuar vetëm për këmbësorë, nën udhëheqjen e diletantëve hyjnë edhe automjetet e rënda si ekskavatorë dhe kamionë.

Rruga e Farkëtarëve projekt të cilin e ka realizuar qeverisja e Partisë Demokratike e Kosovës, duke i dhënë jetë rrugës dhe duke i integruar dy anët e Qendrës Historike të Prizrenit, sot është shndërruar në një punishte të mjeteve të rënda. Projekti i rrugës së Farkëtarëve ka zgjeruar hapësirën dhe shëtitoren për këmbësorë, duke i bashkuar natyrshëm dy brigjet e Lumëbardhit, kurse sot jo që nuk e kryen më këtë funksion, por rrezikon që të shkatërrohet në tërësi nga mosndërhyrja i autoriteteve përgjegjëse të Komunës së Prizrenit.

Të gjitha veprimet që po ndodhin këto ditë janë në kundërshtim me Nenet 6  dhe 12  tëLgjitNr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit, Planin e Konservimit si dhe Planin e menaxhimit tw  QHP-së.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega Prizren dënon ashpër mosveprimin e pushtetit lokal, dora e të cilit është inekzistente në mbrojtjen e vlerave të zonës historike dhe kryeqytetit kulturor të Kosovës.

Bëjmë thirrje tek të gjithë OJQ-të, të cilat në këto momente janë bërë të shurdhëta dhe nuk po i dalin në mbrojtje vlerave  historike të Prizrenit. Kërkojmë nga organizatat ta ngritin zërin kundër këtyre veprimeve të paligjshme të Komunës së Prizrenit, që po e degradojnë qytetin, kurse nga sovrani kërkojmë ndëshkimin e këtyre injorantëve më 6 tetor.

 Ata të cilët nuk kanë kapacitet ta qeverisin Prizrenit, në asnjë mënyrë nuk munden e nuk dinë ta qeverisin Kosovën.

Të ngjashme