Personat mbi 75 vjeç duhet të përdorin më shumë ilaçe për uljen e kolesterolit

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Më shumë njerëz mbi moshën 75 vjeçare duhet të përdorin ilaçe për uljen e kolesterolit (statin), thonë shkencëtarët pas shqyrtimi të një hulumtimit.

Më parë kishte mungesë të provave se sa përfiton kjo grupmoshë nga përdorimi i ilaçeve.

Por, analizat e reja zbuluan se ato e zvogëlonin rrezikun e sëmundjeve të mëdha kardiovaskulare në të gjitha moshat e studiuara, duke përfshirë edhe ata mbi 75 vjeç.

Studiuesit thanë se mijëra jetë mund të shpëtohen çdo vit, dhe se mund të përmirësohet cilësia e jetës për shumë njerëz.

Sëmundja kardiovaskulare vret rreth 150,000 njerëz në Britani të Madhe çdo vit, me dy të tretat e tyre që ndodhin tek njerëzit mbi moshën 75 vjeçare.

Statinat pakësojnë krijimin e pllakave yndyrore që çojnë në bllokmin e enëve të gjakut, megjithëse efektet anësore të raportuara dhe shtrirja se sa shpesh janë përshkruar kanë ngritur polemika.

Të ngjashme