Protesta zhvendoset para Policisë së Tiranës, opozita kërkon lirimin e qytetarëve të shoqëruar

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Liderët e opozitës kanë vendosur që protestën e tyre përballë parlamentit ta çojnë drejt godinës së drejtorisë së policisë së Tiranës, pasi sipas tyre policia ka bërë një sërë shoqërimesh.

Ish deputeti i PD-së Flamur Noka ka qenë ai që i ka bërë thirrje protestuesve që të nisen drejt Policisë së Tiranës për të bërë thirrje të hapura për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia.

Ndërkohë policia ka shkuar drejt drejtorisë dhe ka nisur të marrë masat. Është vendosur një kordon me efektivë policie dhe janë sjellë disa makina të policisë për bllokimin e protestuesve

Me ardhjen pranë drejtorisë, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Endrit Braimllari e sekretari i PD-së Gazmend Bardhi janë lënë të kalojnë në kordonin e parë të policisë dhe po bashkëbisedojnë me përfaqësues të uniformave blu.

Nga përplasja me policinë tek qëndrimi këmbëkryq

Pas përplasjeve dhe tensioneve me policinë në hyrje të kuvendit, protesta e opozitës është “transformuar” në një qëndresë “këmbëkryq” para kuvendit.

LIVE

LIVE – Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #shqiperiasieuropa

Posted by Lulzim Basha on Thursday, March 21, 2019

Protestuesit janë ulur në hyrje të godinës së kuvendit dhe po qëndrojnë të ulur, ndërsa kordoni i policisë ndodhet fare pranë.

Qytetarët i janë drejtuar me thirrje dhe efektivëve të policisë që të heqin kapelet dhe t’i bashkohen protestës, një kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të mëhershme të policisë e cila kërkoi që të ndalen aktet e dhunës në të kundërt do të ndërhyej “sipas ligjit”.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka folur për median pas procedimit nga policia për protestën e shkuar.

 ‘Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrenë. Dhe të siguroj që shumica e tyre nëse nuk do ishte në protestë do ishin këtu nga ne.

As Sandër kimiku, as ndonjë militant që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit nuk mund t’i trembë qytetarët. Nuk kam asnjë frikë, i bëj të fala Sandër Lleshajt dhe strukturës së policisë’, tha Bardhi për Neës24.

Nga ana tjetër PD përmes një reagimi ka përcjellë për median një video e cila sipas saj tregon sesi policia nën urdhërat e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm po tenton të përgjojë protestën dhe protestuesit e ardhur para kuvendit./Express

Të ngjashme